Bora shkakton kaos nëpër rrugët e Britanisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reshje të dendura bore kanë shkaktuar kaos në rrugët e Britanisë së Madhe, ku shihen makina të përmbysura dhe bllokime rrugësh.

Temperaturat kanë zbritur deri në -6 gradë celsius, ndërsa meteorologët në vend kanë paralajmëruar ngrica në pjesën më të madhe të ishullit, përjashto Skocinë.

Britanikët janë paralajmëruar që të shmangin sa më shumë lëvizjet për të mos rrezikuar të përballen me kushtet e vështira atmosferike. Edhe pse shumica e qyteteve janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të masave antikoronavirus, përsëri ka pasur lëvizje dhe si rrjedhojë edhe aksidente në rrugët e mbuluara nga bora.

Përveç ngricës është parashikuar edhe mjegull në ditët e tjera, duke e bërë edhe më të vështirë qarkullimin.

Share This Article