Reshjet e borës që prej mëngjesit të sotëm ka rënë në Shkup, kanë shkaktuar probleme të mëdha në komunikacion.
Zona më kritike është zona e Autokomandës, ku siç raportohet, brenda pak minutash kanë ndodhur tre aksidente trafiku. Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet se brenda disa minutave janë përplasur disa automjete.
Për momentin nuk ka të dhëna për të lënduar apo për shkallën e dëmeve materiale.