Bora zbardh disa qytete të Kosovës në këtë fund prilli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Moti i vranët me reshje shiu e bore do të na shoqërojë sot në vendin tonë.

Si rezultat i ndryshimit të motit, tashmë në disa pjesë të Kosovës kanë nisur reshje të mëdha të borës.

Drenasi, Podujeva, Rugova e Pejës, Butovci janë vetëm disa nga vendet që tashmë janë zbardhur nga reshjet e borës.

Sipas videove të publikuara nga Meteo Ballkan shihet se në disa prej këtyre vendeve trashësia e borës është e madhe.

Sipas parashikimit të motit në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë dhe gjatë natës pritet kthjellim i pjesshëm i motit.

Share This Article