Borchardt i pakënaqur me opozitën: Duhet të qëndronin të dëgjonin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt është shprehur i pakënaqur nga sjellja e partive opozitare të cilat u larguan nga tryeza e thirrur sot nga OSBE për reformën zgjedhore.

I pyetur nëse është i zhgënjyer nga ajo që ndodhi sot tryezë, ambasadori Borchardt tha se, “çfarë do të thotë i zhgënjyer? Jemi në një situatë të vështirë dhe duhet të bëjmë hapa të vegjël. Sigurisht që nuk jam i lumtur. Njerëzit po humbasin mundësitë që iu ofrohen”.

I pyetur se cilat ishin pritshmëritë e tij, Borchardt tha se “njerëzit duhet të qëndronin dhe të dëgjonin ç’ishin për të thënë ata që kemi sjellë këtu”.

I pyetur mbi hapin tjetër, Borchardt tha se, “do ta shohim”.
Në lidhje me propozimin e Partisë Demokratike që të jenë ndërkombëtarët që ta marrin në dorë reformën zgjedhore, ambasadori Borchardt tha se, “nuk e qeverisim ne këtë vend. Ne nuk jemi këtu të zgjedhur nga ju. Por, ne, sigurisht, e mbështesim vendin. Por gjithashtu edhe mes deputetëve të opozitës parlamentare ka pasur debate teksa Rudina Hajdari kundërshtoi deputetin Ralf Gjoni duke i thënë të mos bëjë show mediatik”./ATSH/

Share This Article