Boris Johnson akuzohet për sulm ndaj transmetuesit publik, BBC

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Redaktorja e programit “Today” në Radio BBC 4 e ka akuzuar kryeministrin britanik, Boris Johnson, për përpjekje të stilit të Trump-it që ta sulmojë transmetuesin publik pasi shefi i qeverisë ua ndaloi ministrave që të marrin pjesë në këtë emision.

Sarah Sands tha se ky vendim e ka për qëllim delegjitimimin e transmetuesit dhe e krahasoi atë me sulmet e ashpra të presidentit Trump ndaj medieve amerikane për t’i neutralizuar kritikat dhe për t’i nxitur përkrahësit.

Ndalimi për ministrat erdhi pasi kryeministri e përkrahu heqjen e pagesës për BBC-në dhe pasi Partia Konservatore reagoi ashpër ndaj programit numër 4 për shkak të mbulimit që ua kishte bërë zgjedhjeve parlamentare të këtij muaji.

“Qeveria i sheh laburistët si të paorganizuar dhe mendon se është koha e përshtatshme që ta pengojnë një transmetues të pavarur. Pra, strategjia është goxha “trumpiane” – për ta delegjitimuar BBC-në”, tha redaktorja Sands.

Qeveria britanike ka refuzuar që t’i dërgojë ministrat për intervistim në emisionin “Today” që nga fitoja në zgjedhje.

Burimet qeveritare e kanë cilësuar këtë emision si të parëndësishëm dhe si shembull i përkrahjes së fushatës për mbetjen e Britanisë në Bashkimin Evropian, shkruan “Independent”.

Share This Article