Boris Johnson denoncohet në polici për thyerje të rregullave të pandemisë COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili u gjobit për thyerjen e rregullave të pandemisë gjatë qeverisjes së tij, është denoncuar përsëri në polici.

Times e Londrës tha të martën se Johnson u raportua nga nëpunësit civilë për vizitat e dyshuara në Chequers, si dhe për shkelje të mundshme në rezidencën kryeministrore në Downing Street.

Forcat e Policisë Metropolitane dhe Policia e Luginës së Thames thanë se po vlerësonin detajet, në lidhje me incidentet midis qershorit 2020 dhe majit 2021.

The Times tha se shkeljet e mundshme dolën në dritë ndërsa Johnson po përgatiste dëshminë e tij për hetimin se si vendi trajtoi pandeminë COVID-19.

Zyra e Kabinetit, një departament qeveritar që mbështet punën e kryeministrit, tha se “informacionet dolën në dritë gjatë procesit të përgatitjes së provave për paraqitjen në hetimin e COVID”. Apnews

Share This Article