Boris Johnson do të bëhet baba për herë të tetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gruaja e ish-kryeministrit britanik Boris Johnson, Carrie ka njoftuar se është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë.

Me një postim në Instagram, ajo shkruan se është ndier “tej mase e rraskapitur” gjatë 8 muajve të fundit, por “mezi presin ta takojnë të voglin”, gjë që do ndodhë për pak javë.

Çifti u martua në vitin 2021 dhe ka dy fëmijë, një djalë 3 vjeç dhe një vajzë 2  vjeç. Johnson ka edhe 4 fëmijë të tjerë nga martesa e dytë me Marina Wheeler.

Ish-kryeministri dha dorëheqjen në Shtator 2022 dhe në thuajse 200 vjet, ishte i pari që martohej ndërsa kryente funksionin.

Pas divorcit në vitin 2020 me Wheeler, Johnson pati edhe një fëmijë tjetër nga një marrëdhënie. Në një intervistë në vitin 2021, ai u shpreh se ishte “fantastike” të kishe një fëmijë në Downing Street, por “shumë e lodhshme”.

Së bashku me fëmijën që pritet të vijë në jetë, Boris Johnson do të bëhet baba i tetë fëmijëve.

Share This Article