Përpara pak ditësh Boris Johnson u zgjodh kryeministër i ri i Britanisë së Madhe, dhe tani, disa raporte në mediet e huaja dalin me pretendimin se shefi flokëverdhë i ekzekutivit britanik, ka origjinë shqiptare.
Për këtë pohim, i referohen Ryan Gingeras, profesor në Naval Postgraduate School në Monterey California, ekspert i historisë së Turqisë, Ballkanit dhe Lindjes së Mesme. Johnson thuhet te jetë stërnip i Ali Kemalit, të cilin Gingeras, në librin e vet “Sorrowful Shores: Violence, Ethnicity, and the End of the Ottoman Empire” e përshkruan si udhëheqësin me origjinë shqiptare të organizatës anti-nacionaliste ‘Ingiliz’.
Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është stërnipi i Ali Kemal, i cili ishte shqiptar. Ryan Gingeras është profesor në Naval Postgraduate School në Monterey California, ekspert për historinë e Turqisë, Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme.
Në librin e tij “Sorrowful Shores: Violence, Ethnicity, and the End of the Ottoman Empire” ai thotë se udhëheqësi i organizatës anti-nacionaliste ‘Ingiliz’, Ali Kemal ishte me origjinë shqiptare.
Ai thekson se lidhja e tij me shqiptarët e Perandorisë Osmane ishte më se e fortë dhe se Ali Kemal paralajmëroi Ismail Qemalin që të arratisej nga Turqia për shkak të rrezikut nga ekstremistët e Selanikut dhe arrestimit që po i përgatitej.
Ali Kemal, sipas të dhënave në “Wikipedia”, kishte ikur në Angli më 1909, ku kishte krijuar edhe familje. Stërnipi i tij sot është Boris Johnson, politikani i zgjedhur këto ditë kryeministër i Britanisë së Madhe.
Gjithashtu Ali Kemal është edhe paraardhës i diplomatit turk, Selim Kuneralp, politikanëve anglezë, Stanley Johnson, Jo Johnson, gazetarit Rachel Johnson dhe sipërmarrësit, Leo Johnson./Top Channel/