Imazhi i publikuar nga Downing Street tregon kryeministrin dhe partneren e tij Carrie Symonds me djalin Wilfred, i cili tani është 11 javë.
ÇIfti është parë duke folur në Zoom me mamitë, disa prej të cilave u kujdesën për Znj Symonds dhe Wilfred në University College Hospital, në Londër.
Wilfred lindi në 29 prill, pak më shumë se dy javë pas largimit të kryeministrit i mjekuar pasi u sëmur rëndë me COVID-19.
Znj Symonds tha që ata e quajtën djalin e tyre Wilfred Lawrie Nicholas Johnson si gjyshërit e çiftit dhe dy mjekëve të quajtur Nick që “shpëtuan jetën e Boris”.
Zonja Symonds u tha mamive në thirrjen Zoom se ishtë “jashtëzakonisht mirënjohëse” për “kujdesin më të mahnitshëm” që kishte marrë në spital, dhe i falënderoi për “punën e shkëlqyeshme që ata bëjnë brenda ditës”.
Pas lindjes së Wilfredit, Znj Symonds tha: “Shumë faleminderit për ekipin e pabesueshëm të maternitetit të NHS në UCLH që u kujdes aq mirë për ne. Nuk mund të isha më e lumtur. Zemra ime është plot.”/Sky News