Boris Johnson i vendosur për rihapjen në shtator të shkollave në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik Boris Johnson këmbëngul se shkollat duhet të hapen në muajin shtator.

“Megjithëse pandemia nuk ka mbaruar, besojmë se mund të rikthejmë në mënyrë të sigurt fëmijët në shkollë”, u shpreh Johnson, transmeton G.SH.

Megjithatë, këshilltarët e ekipeve të shëndetit publik kanë shqetësime për hapjen e shkollave, dhe sipas tyre mund të shihet e nevojshme që hera herës ato të mbyllen në rast se shfaqen raste të reja.

Ndërsa,komisioneri i fëmijëve për Anglinë Anne Longfield bëri thirrje që nxënësit dhe mësuesit të jenë në gjendje të testohen çdo javë edhe nëse nuk kanë simptoma COVID-19.

Share This Article