Boris Johnson lajmrohet nga spitali, thotë se ndjehet mirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Boris Johnson thotë se “është mirë”, pasi kaloi natën në spital.

Kryeministri u dërgua në Spitalin St Thomas në Londër të dielën në mbrëmje për teste rutinë me simptoma të vazhdueshme me koronavirus, përfshirë një temperaturë dhe një kollë, raporton BBC.

Ai mbetet në krye të qeverisë, megjithëse Sekretari i Jashtëm, Dominic Raab kryesoi takimin e së hënës për koronavirus.

Z. Johnson, 55 vjeç, doli pozitiv për koronavirus 10 ditë më parë.

Në një shkrim në Twitter, ai tha se “po mbaj kontakte me ekipin tim, ndërsa ne punojmë së bashku për të luftuar këtë virus dhe për t’i mbajtur të gjithë të sigurt”.

Ai gjithashtu falënderoi stafin e shkëlqyer mekësor, që është duke u kujdesur për të dhe pacientët e tjerë.

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha se ai mbeti në spital “nën vëzhgim”, dhe përshkroi raportet ruse se z. Johnson ishte vendosur në një ventilator, si “dezinformim”.

Ai po vazhdon të marrë azhurnime dhe njoftime në spital, shtoi zëdhënësi, transmeton Albuk Tv.

Share This Article