Boris Johnson: “leksionet që duhet të mësohen” për trajtimin e virusit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk e kuptoi koronavirusin “javët dhe muajt e parë” dhe ka pranuar se kishte gjëra që qeveria “mund të kishte bërë ndryshe” në trajtimin e virusit.

Duke folur me redaktoren politike të BBC-së, Laura Kuenssberg, Boris Johnson tha se ka “mësime për t’u mësuar” për mënyrën sesi u menaxhua virusi në fazat e hershme.

“Ne nuk e kuptuam (virusin) në mënyrën që do të na pëlqente në javët dhe muajt e parë.

“Gjëja e vetme që ne nuk e pamë në fillim ishte shkalla, në të cilën po transmetohej në mënyrë asimptomatike nga një person në tjetrin.

“Unë mendoj se është e drejtë të themi se ka gjëra që duhet të mësojmë sesi i kemi trajtuar në fazat e hershme.”

Kryeministri tha gjithashtu se ka “pyetje shumë të hapura” nëse bllokimi erdhi shumë vonë – një ndryshim i dukshëm nga insistimi i mëparshëm i ministrave se vendimet e duhura ishin marrë në kohën e duhur.

I pyetur nëse ka vonesë në zbatimin e një bllokimi që përfundimisht kushtoi jetë, ai tha: “Ndoshta kishte gjëra që mund t`i kishim bërë ndryshe dhe sigurisht do të ketë kohë për të kuptuar se çfarë saktësisht mund të kishim bërë, ose të kishim bërë ndryshe”./BBC

Share This Article