Boris Johnson mbetet në karantinë, ka ende simptoma të COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson do të qëndrojë në izolim, sepse ende ka simptoma të Covid-19.

E premtja pritej të ishte dita e fundit e Johnson në karantinë, pasi rezultoi pozitiv javën e kaluar.

Por Johnson tha që ai ende ka një temperaturë dhe do të mbetet i izoluar, sipas udhëzimeve të vendit.

Përmes një postimi në Twitter ai tha:

”Një tjetër azhurnim i shpejtë nga unë në fushatën tonë kundër #coronavirus.

Ju po kurseni jetë duke qëndruar në shtëpi, kështu që ju bëj thirrje të rrini me të këtë fundjavë, edhe nëse ne kemi një mot të mirë.

Mbretëria e Bashkuar u ka thënë personave të cilët kanë simptoma ose janë pozitivë për Covid-19 që të qëndrojnë në izolim për shtatë ditë, ose më gjatë nëse ata janë akoma simptomatikë.

Në një video të postuar në Twitter, Johnson gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të mos dilnin jashtë pasi moti i mirë arrin në Britani të Madhe gjatë ditëve në vazhdim. “Të gjithë mund të bëhen pak të çmendur,” tha ai. “Ju lutem, rrini me udhëzimet,” tha ai.

Share This Article