Boris Johnson: Mund të bllokojmë vendin për Krishtlindje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Nuk përjashtoj një bllokim në Krishtlindje”, tha kryeministri britanik Boris Johnson sot, duke u kërkuar qytetarëve të tij që të marrin dozën e tretë të vaksinës Covid-19.

Duke e lënë të hapur një skenar të tillë, deklarata e kryeministrit vjen ndërkohë që qeveria e tij planifikon të lëshojë një certifikatë shëndetësore, me kusht që qytetarët të kenë marrë të tre dozat e vaksinës së koronavirusit.

Deri më sot, në të gjitha vendet, lëshimi i certifikatës shëndetësore bëhet për aq kohë sa është i vaksinuar plotësisht, pra ka bërë të dyja dozat e vaksinës.

Por tani qeveria e Londrës planifikon të kërkojë lëshimin e një certifikate shëndetësore vetëm për ata që bëjnë të tre dozat. Vetëm këta të fundit do të mund të udhëtojnë duke shmangur karantinën e detyrueshme. Në Britani është hapur platforma për dozën e tretë përforcuese të vaksinës për ata mbi 40 vjeç.

Share This Article