Ndërsa kanë filluar të rriten përsëri normat e infeksionit të koronavirusit në Angli, qeveria ka shtyrë me dy javë rihapjen e “ambienteve të rrezikut të lartë”, siç janë kazinotë dhe qendrat e boëling.
Në konferencën e sotme për shtyp, Boris Johnson tha se qeveria duhej të ndërmarrë “veprim të shpejtë, vendimtar” dhe do të “shtrëngojë pedalin” për të rihapur shoqërinë.
Po ashtu do të shtyhen edhe ndryshimet për ceremonitë e dasmave.
Kryeministri tha se që nga 8 gushti njerëzit në Angli do të inkurajohen gjithashtu të mbajnë maska edhe në ambientet e reja – siç janë muzetë.
Boris Johnson tha se: “Unë e di se hapat që ne po ndërmarrim do të jenë një goditje e vërtetë për shumë njerëz, për të gjithë, ata qw u janw ndwrprerw planet e dasmave, ose që nuk mund të festojnw Bajramin në mënyrën siç do të dëshironin. Dhe unë ndjej vërtet keqardhje për këtë, por ne, thjesht nuk mund të rrezikojmë.”/BBC