Boris Johnson në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se “Nga e hëna do të lejojmë deri në gjashtë persona të takohen jashtë, me kusht që ata nga familje të ndryshme të vazhdojnë me rigorozitet të respektojnë rregullat e distancës sociale duke qëndruar dy metra larg.
Këto ndryshime do të thonë që miqtë dhe familja mund të fillojnë të takojnë të dashurit e tyre – mbase duke parë të dy prindërit menjëherë, ose të dy gjyshërit njëherësh. E di që për shumë ky do të jetë një moment i shumëpritur dhe i gëzuar.
Por duhet të theksoj se për të kontrolluar virusin, të gjithë duhet të qëndrojnë vigjilent, të veprojnë me përgjegjësi dhe të respektojnë rreptësisht rregullat e distancës sociale duke qëndruar dy metra larg nga ata me të cilët nuk jetoni.”