Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë të martën se nuk do të kërkojë nga BE-ja shtyrje të afatit për Brexit-in, disa orë pas hyrjes në fuqi të ligjit që kërkon nga ai që ta shtyjë afatin e largimit të këtij shteti nga Bashkimi Evropian deri në vitin 2020.
Për herë të dytë brenda një jave, ligjvënësit e kundërshtuan kërkesën e kryeministrit për zgjidhjen e këtij problemi politik përmes mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Ndonëse e ardhmja e Brexit-it është futur thellë në paqartësi, puna e kuvendit është ndërprerë deri më 14 tetor, duke nxitur skena të tensionuara në Dhomën e Ulët ku deputetët e opozitës mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “Të heshtur” dhe brohorisnin “turp ju qoftë” ndaj deputetëve konservatorë në pushtet.
Në anën tjetër, liderët e Bashkimit Evropian disa herë kanë përsëritur se nuk kanë marrë ndonjë propozim specifik para samitit të BE-së, i cili do të mbahet më 17 dhe 18 tetor. Kryeministri Johnson ka thënë se shpreson që do të arrijë një marrëveshje me BE-në pikërisht gjatë këtij samiti, shkruan “Reuters”,