Boris Johnson: Nuk e kuptuam në fillim koronavirusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pranoi se qeveria e tij nuk e ka kuptuar koronavirusin “gjatë javëve dhe muajve të parë” të shpërthimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke folur për BBC-në, Johnson tha se ka pasur “shumë pyetje” nëse izolimi ka nisur shumë vonë.

“Ne nuk e kuptuam virusin në mënyrën që do të donim, në javët dhe muajt e parë. Mendoj se gjëja e vetme që nuk e pamë në fillim ishte shkalla në të cilën transmetohej, në mënyrë asimptomatike, nga një person në tjetrin”, tha Johnson.

Ai tha se ministrat do të mund t’i kishin bërë disa gjëra ndryshe.

Sipas shifrave të qeverisë, mbi 45,000 njerëz kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar nga koronavirusi, si dhe janë konfirmuar rreth 300,000 raste pozitive.

Vetë Johnson ka qenë i infektuar dhe është shëruar pas disa ditësh në mjekim intensiv.

Share This Article