Boris Johnson paska qenë duke u mbytur në det

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Britanik nuk rrezikoi jetën vetëm me infektimin nga koronavirusi, ku iu deshën dy muaj trajtim spitalor për t’u shëruar. Por mediat britanike kanë zbuluar se Boris Johnson desh u mbyt vjet. Bëhet fjalë për pushimet verore që ai kaloi vitin e kaluar në Skoci, me bashkëshorten e tanishme Carrie Symonds dhe djalin e vogël Wilfred.

Boris Johnson paska qenë duke u mbytur në det

Kryeministri ishte me kanoe në ujërat e Highland por ishte ndihmuar për t’u kthyer pasi kishte shkuar shumë larg. Burime për Metro kanë treguar se një moment personeli i sigurisë mori në konsideratë për të thërritur një helikopter shpëtimi. Truprojet e tij u desh të zhvisheshin dhe të notonin për të ndihmuar kryeministrin britanik, që nuk kishte dhe aq energji sa të kthehej në breg.

Boris Johnson paska qenë duke u mbytur në det

‘Mund të kishte rezultuar në një ngjarje tragjike’, kanë treguar burime për The Sun-in britanik.

Boris Johnson në fakt njihet si një notar mjaft i zoti, por duket se lufta me koronavirusin, si tek shumë të tjerë ka bërë të veten.

Share This Article