Boris Johnson po planifikon një vizitë të tretë në Ukrainë para se të largohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një udhëtim i tretë në Ukrainën e pushtuar, nën petkun e kryeministrit. Mediat britanike kanë aluduar se kryeministri Boris Johnson, ndonëse në ikje, do të bëjë një vizitë të fundit në territorin e Ukrainës para largimit nga detyra.

Johnson cilësohet si një ndër krerët e shtetit më shumë mbështetës ndaj rezistencës së Ukrainës kundër agresorit rus dhe ka fituar shumë simpati nga populli i saj.

Mediat në Briraninë e Madhe shruajë se ditën e premte, Johnson zhvilloi një telefonatë me aleatin e tij Volodymir Zelensky.

Një burim i brendshëm u shpreh se  “Ai me të vërtetë po ndjen barrën e përgjegjësisë duke qenë mbështetësi më i madh i Presidentit Zelensky. Ai shpreson ta shohë përsëri përpara se të largohet nga detyra”.

Zëdhënësi i kryeministrit nuk deshi të komentonte mbi ‘udhëtimet hipotetike në Ukrainë’ kur u pyet ditën e enjte.

Share This Article