Boris Johnson shtynë për katër javë masat antiCovid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Britain's Prime Minister Boris Johnson leaves Downing Street in London, Britain December 2, 2020. REUTERS/Toby Melville

Zbutja e masave anti-COVID në Britani të Madhe që do të duhej të aplikoheshin nga 21 qershori, janë shtyrë edhe për katër javë tjera.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri i këtij vendi Boris Johnson gjatë një konference për media.

Hapi i fundit i zbutjes së masave nënkuptonte heqjen e çfarëdo kufizimi në Britani të Madhe – por një gjë e tillë do të shtyhet deri më 19 korrik.

E për këtë vendim ka ndikuar varianti indian i COVID-19 i njohur si Delta, që po përhapet nëpër Angli, pasi që numri i të infektuarve është rritur për 49 për qind brenda një jave, e i atyre të hospitalizuar në 15 për qind.

Qeveria planifikonte të zbuste masat nga 21 qershor – siç është distanca fizike sociale, hapja e pabeve dhe restoranteve. Gjithashtu ishte paraparë të hapen klube e natës dhe aktivitetet sportive dhe muzikore të mos i kushtojnë edhe aq rëndësi distancës fizike. 

Share This Article