Boris Johnson, pretendenti për postin e kryeministres britanike, Theresa May, zbuloi se një nga hobet e tij ishte ”prodhimi” i autobusëve nga fuçitë prej druri të verës.
“Unë ‘prodhoj’ modele autobusësh”, theksoi ai në audicionin ”Talk Radio” kur u pyet se si çlodhej.
“Unë marr kutitë e vjetra prej druri, i lyej, dhe pas i montoj i përshtas ato në autobusë. Gjithashtu pikturoj pasagjerët duke u argëtuar në autobusin e mrekullueshëm”, theksoi i entuziazmuar ai.
Johnson, 55 vjeç, kryetar i bashkisë së Londrës nga viti 2008 deri në vitin 2016, tha se i imagjinonte autobusët me një çlirim të ulët të dyoksidit të karbonit.