“Unë mendoj se Ukraina me siguri mund të fitojë”. Kështu ka thënë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson për BBC.
Ai më tej tha: “Unë nuk mendoj se do të jetë e lehtë. Ka një kuptim në të cilin Vladimir Putini tashmë ka dështuar, ose ka humbur, sepse mendoj se ai nuk e kishte idenë se ukrainasit do të rezistonin në mënyrën që janë duke e bërë, dhe ai e keqkuptoi plotësisht se çfarë është Ukraina – dhe, larg nga shuarja e Ukrainës si komb, ai e ka forcuar atë… Ai nuk mund ta nënshtrojë Ukrainën. Ai nuk mund të fitojë”.
Johnson shtoi se ai nuk ishte “optimist” se Putini dëshiron vërtet paqe, përcjell Telegrafi.
“Unë mendoj se ai ka vendosur të përpiqet të ‘Grozny-zojë’ qytetet e mëdha të Ukrainës në mënyrën që ai është përpjekur të bëjë gjithmonë – dhe unë mendoj se ky është një gabim tragjik”.
Kjo ishte një referencë për qytetin çeçen të Grozny, të cilin Rusia e bombardoi rëndë dhe e rrethoi më 1999-2000.