Boris Johnson uron kryeministren e re: Ajo ka planin e duhur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Kryeministrja e sapo zgjedhur britanike, Liz Truss ka “planin e duhur” për të trajtuar pabarazinë rajonale, rritjen e kostove të jetesës dhe për të mbajtur të bashkuar partinë Konservatore në pushtet”, tha lideri britanik në largim Boris Johnson, përmes një postimi në Twitter.

“Urime Liz Truss për fitoren vendimtare”, tha Johnson.

“Tani është koha që të gjithë konservatorët ta mbështesin atë 100%”, tha ai.

Rishi Sunak, i cili humbi betejën për kryeministrin e Britanisë, tha se partia tani duhet të mblidhet rreth fituesit të procesit Liz Truss.

“Tani është koha e duhur për t’u mbledhur rreth kryeministres së re Liz Truss, ndërsa ajo e udhëheq vendin në kohë të vështira,” shkroi Sunak në Twitter.

Share This Article