Borrel: Për Qipron mund të gjenden zgjidhje edhe pse nuk është e lehtë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell pas takimeve me liderët turq dhe grekë në Qipro tha se për problemin e Qipros mund të gjendet zgjidhje edhe pse nuk është e lehtë dhe se BE-ja mbështet rifillimin e negociatave.

Borrell bëri një deklaratë me shkrim pas takimeve të ndara që zhvilloi në Nikozi me liderin qipriot grek, Nikos Anastasiadis dhe me presidentin e Republikës turke të Qipros Veriore (TRNC) Ersin Tatar.

“Nga takimi me liderët qipriotë u largova me besimin se ka një rrugë të vështirë për të ecur por që mund të gjenden zgjidhje”, theksoi Borrell duke informuar se liderëve u shprehu mbështetje që të arrihet mundësia për bisedimet jozyrtare që do të mbahen në formatin 5+1 në fund të prillit në Gjenevë.

“BE-ja mbështet rifillimin e procesit të zgjidhjes për Qipron sa më shpejt të jetë e mundur nën kujdesin e OKB-së”, theksoi Borrell.

“Nuk do të jetë një proces i lehtë, por të gjithë qipriotët mund ta bëjnë këtë për interesat e stabilitetit të Europës dhe atë rajonal”, theksoi Borrell.

Në takimin e formatit jozyrtar 5+1 që sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka planifikuar të organizojë më 27-29 prill në Gjenevë të Zvicrës lidhur me çështjen e Qipros, do të diskutohet nëse palët do të gjejnë apo jo një bazë të përbashkët negocimi.

BE-ja dëshiron që të jetë e pranishme si vëzhguese në takimin ku krahas palëve qipriote do të marrin pjesë edhe vendet garantuese Turqia, Greqia dhe Britania e Madhe.

Share This Article