Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin, ka thënë të martën përfaqëesuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Borrell e ka theksuar përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter rëndësinë e një politike zgjerimi.
“Një politikë e besueshme e zgjerimit është investim në paqe dhe siguri për tërë Evropën, aq më shumë në kohë sfidash gjithnjë e më të mëdha globale”, ka shkruar ai.
Borrelli statusit të tij ia ka bashkëngjitur një postim të Komisionit Evropian, përmes të cilit shkruhet se “qytetarët e Ballkanit janë pjesë e Evropës dhe ata e kanë vendin në Bashkimin Evropian”.
Komisioni Evropian, edhe përmes Raportit të progresit ka përsëritur qëndrimin e shprehur që në vitin 2018, se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim vizash dhe ka kërkuar që kjo të trajtohet si “çështje urgjente” në Këshillin e BE-së.

