Borrell: BE nuk i ka pezulluar fondet për agjencinë e Kombeve të Bashkuara për palestinezët, roli i saj themelor për momentin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell në një deklaratë për mediat sqaron se BE nuk ka pezulluar fondet për UNRWA, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë.

“Angazhimet e vazhdueshme të financimit nga BE janë respektuar dhe financimi nuk është pezulluar”, thuhet në deklaratë.

Ai thekson se roli i Agjencisë së Kombeve të bashkuara është jetik për situatën në të cilën ndodhet Rripi i Gazës.

“Roli i UNRWA-s është jetik në rrethanat aktuale në Gaza”, thuhet në deklaratë. “2 milionë njerëz kanë nevojë të dëshpëruar për ndihmën e ofruar nga UNRËA dhe agjenci të tjera të OKB-së.”

Çfarë është UNRWA dhe pse disa vende po e pezullojnë financimin e saj?

UNRWA (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt) u themelua në vitin 1949 me një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pas luftës rreth themelimit të Izraelit, kur 700,000 palestinezë u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Bashkimi Evropian është një nga donatorët më të mëdhenj të UNRWA, duke siguruar rreth një të dhjetën e financimit të agjencisë së OKB-së sipas të dhënave të vitit 2022.

Që kur Izraeli filloi luftën e tij pas sulmeve të 7 tetorit, rreth një milion banorë të Gazës, ose gati 45% e popullsisë së enklavës, janë strehuar në shkolla, klinika dhe ndërtesa të tjera publike të UNRWA-s.

Pezullimi i financimit nga një numër në rritje i vendeve perëndimore për UNRWA ka ngritur pikëpyetje për fatin e 5.9 milionë refugjatëve të cilës i shërben.

Shtetet e Bashkuara dhe të paktën 12 nga aleatët e saj kanë tërhequr fondet për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë (UNRWA), pas akuzave të Izraelit se disa nga stafi i saj ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit më 7 tetor.

Share This Article