Borrell: Europa do të vazhdojë të furnizojë me armë Ukrainën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë një interviste me BBC-në, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se mbështetja e Europës për Ukrainën do të vazhdojë.

I pyetur për frikën e shprehur nga disa ukrainas se mbështetja europiane ishte ngadalësuar  gjatë javëve të fundit, ai tha:

“Ne kemi ndaluar importet e naftës ruse. Më shumë se 90% do të ndalojë deri në fund të 2022. Dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje ushtarake. Mos harroni se ne kemi reduktuar 90% të të ardhurave të Rusisë nga nafta,” shtoi ai.

Për sa i përket furnizimit me armë, ai tha: “Rrjedha e armëve që shkojnë në Ukrainë vazhdon me një ritëm të lartë. Ne mund të rrisim dërgesat e armëve në Ukrainë pra nuk ka asnjë problem për furnizimin e Ukrainës me armë”.

Share This Article