Mario Balotelli megjithëse e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm në fushën e blertë, mbetet protagonist i vërtetë jashtë saj.
Gazeta ‘Blic’ në Zvicër ka zbuluar sot një prapaskenë të ngjarjeve që kanë ndodhur në një festë karnavalesh që daton në shkurtin e kaluar.
Baloteli ndodhej në shoqërinë e Barthélémy Constantin, drejtor i kompanisë dhe djali i presidentit Christian Konstantini por e ka goditur me grusht atë.
Për të ngjyrosur historinë, gazeta shpjegon se të dy ishin veshur me maskat e Pikachu dhe të një personazhi nga House of Cards, dhe ndoshta nuk e kanë njohur njëri-tjetrin.
Sakaq, Sion këtë vit ra nga superliga zvicerane duke u mposhtur në play-off.
Balotelli përfundoi jo vetëm në qendër të vëmendjes së tifozëve pasi shënoi vetëm 6 gola në 18 paraqitje në ligë dhe vetëm 1 në ndeshjet për Kupën e Zvicrës, por edhe për sherrin në fjalë.
Problemet nisën kur një prej të pranishmëve në festë dyshohet se ka tentuar të fotografojë “bomberin”, duke shkaktuar kështu një reagim të furishëm.
Pas një shkëmbimi fyerjesh, drejtori sportiv ka ndërhyrë për të mbrojtur Supermarion, por ka përfunduar duke marrë një grusht të papritur prej sulmuesit.
Balotelli kishte mbërritur në Sion shtatorin e kaluar pas një tjetër përleshjeje, këtë herë të furishme si ajo me trajnerin Vincenzo Montella te Adanaspor në Turqi.