Borrell mirëpret vendimin e NATO-s për dislokimin e 700 trupave shtesë në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se kontingjenti i KFOR-it do të përforcohet me trupa nga Forcat Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor.

Ky vendim është mirëpritur nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

“E mirëpres vendimin e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të dislokuar 700 trupa shtesë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë koordinimin e ngushtë dhe bashkëpunimin me KFOR-in, përfshirë nëpërmjet misionit tonë EULLEX në Kosovë”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Ndërsa Stoltenberg tha se brenda ditëve 700 trupa do të dërgohen në Kosovë, si forcë shtesë për gatishmëri më të lartë.

“KFOR ka forca dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e OKB-së”, tha Stoltenberg.

Vendimi për trupa shtesë ka ardhur pas gjendjes së tensonuar në veri të Kosovës. Të hënën, pati incidente mes trupave të KFOR-it dhe protestuesve serbë.

Share This Article