Borrell: Nga nisja e luftës, i kemi dhënë Putinit 35 miliardë euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikat e Jashtme, Josep Borrell, deklaroi se unioni i ka dhënë Rusisë deri tani 35 miliardë euro, në formën e pagesave për energjinë.

“Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, por jo me çdo mënyrë që të jetë e mundur. Nëse përfundon me një vend të shkatërruar e me miliona të vdekur, atëherë nuk duhet të përfundojë kështu”, tha Borrell. “Duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. I kemi dhënë 1 miliard euro deri tani, mund të duket shumë, por nuk është asgjë në krahasim me atë që i japim Putinit. Që prej nisjes së luftës i kemi paguar 35 miliardë euro”.

Teksa në Parlamentin Europian diskutohen sanksionet e reja që do të miratohen kundër Rusisë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se unioni duhet të mendojë për një mënyrë që të ndalohen importimet e naftës dhe gazit rus.

Share This Article