Borrell pas takimit me Kurtin: Situata në Veri e rrezikshme, të ulen tensionet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës duhet të depërshallëzohet urgjentisht.

Ai ka takuar kryeministrin Albin Kurti, në margjinat e forumit që po mbahet në Bratislavë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së ka thënë se situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme.’

“Takova kryeministrin Albin Kurti, në Bratislavë, për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Kemi nevojë për depërshkallëzim urgjent”, ka shkruar ndër të tjera Borrell i cili në takim ishte i shoqëruar edhe nga emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Share This Article