Borrell: Rusia dëshiron të ndajë Bashkimin Evropian

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia dëshiron të ndajë Bashkimin Evropian duke negociuar vetëm me anëtarë të caktuar, të cilave duhet t’u përgjigjet me unitet, tha Ministri i Jashtëm Evropian, Josep Borrell në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

“Uniteti ynë duhet të jetë pasuria më e madhe në marrëdhëniet me Rusinë. Ata duan të na ndajnë, nuk u intereson Bashkimi Evropian”, tha Borrell në një debat me eurodeputetët për marrëdhëniet BE-Rusi.

“Rusia dëshiron të flasë me vendet anëtare individualisht, dhe vetëm me disa të caktuara, me ato që janë të rëndësishme”, shpjegoi Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

Rusia “po përpiqet gjithmonë të ndajë Bashkimin Evropian”, dhe Bashkimi në përgjigje “duhet të mbetet i bashkuar”, tha Borrell. “Kjo, më beso, nuk është gjithmonë e lehtë”, vuri në dukje ai.

Kreu i diplomacisë evropiane beson se gjendja e marrëdhënieve evropiane-ruse është “më e vështirë se kurrë” dhe se “nuk ka de facto asnjë komunikim të vërtetë”.

Sidoqoftë, Rusia është një fqinj me BE-në dhe një “lojtar i rëndësishëm global”, kështu që nevojitet një strategji e re për t’i bërë marrëdhëniet me Rusinë më pak konfliktuale, më të parashikueshme dhe më të qëndrueshme.

Ajo strategji nuk duhet të nënkuptojë heqjen dorë nga mbështetja e shoqërisë civile ruse sepse mbështetja e demokracisë është “një nga përparësitë kryesore të BE-së”, theksoi Borrell.

“Ne nuk mund të jemi një ishull i rrethuar nga sisteme autokratike. Ne nuk do të mbijetonim kështu”, përfundoi ai. 

Share This Article