Borrell: Të shpallen zgjedhjet e reja në 4 komunat e veriut të Kosovës, BE do marrë masa nëse s’ka çtensionim

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka deklaruar se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të marrin masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk çtensionohet situata në veri të Kosovës.

Pas takimit me ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, Borrell theksoi se nga takimet e fundit që ka pasur me zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur rezultate konkrete për zgjidhjen e krizës.

 “Shtetet anëtare për këtë çështje janë të gatshme të marrin masa të mëtutjeshme nëse nuk shihet progres. Është thënë se nga shtetet që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së presim sjellje evropiane.

Në ditët në vijim do të vazhdojmë kontaktin me dyja palët. Por, shtetet anëtare janë të gatshme të jenë aktive e të mbështesin punën tonë”, ka thënë Borrell.

Ai ka këmbëngulur se në veri të Kosovës duhen mbajtur zgjedhje të reja, por me kusht që të marrin pjesë edhe serbët e Kosovës në këto zgjedhje.

 “Jemi pajtuar se zgjedhje duhet të ketë. Nuk mund të kemi kryetarë komunash në zyre të mbrojtur përgjithmonë nga forcat e NATO-s. Kryetarë me një apo dy për qind të votave.

 Kjo nuk është një zgjedhje e qëndrueshme. Atëherë duhet të zëvendësohen nëpërmjet një zgjidhjeje të qëndrueshme a ajo është organizimi i zgjedhjeve të reja.

Kjo është ajo që të dyja palët duhet të bëjnë, pa zgjedhje me pjesëmarrjen e serbëve, përndryshe do të kemi situatë të njëjtë sikurse që kemi sot. Pra duhet të jemi praktikë”, ka theksuar ai.

Share This Article