Borrell uron presidentin Bajram Begaj: Mezi presim të ecim përpara, sëbashku jemi më të fortë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas betimit si President të Bajram Begajt ka ardhur dhe urimi nga përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Josep Borrell.

“Urime Bajram Begajt për betimin si President i Shqipërisë. Mandati juaj fillon pasi vendi juaj ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së. Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE. Ne jemi Së bashku më të fortë” shkruan ai në twitter.

Edhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka uruar më herët Bajram Begajn.

 “Urime për Bajram Begaj për marrjen e detyrës si President i Shqipërisë. Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët”, thekson Presidenti i Këshillit Europian.

Share This Article