Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po synon ta trashëgojë pozitën e sllovakut Miroslav Lajçak në rolin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi.
Siç shkruan sllovene “Delo” shefja e diplomacisë së Sllovenisë Tanja Fajon po e ndihmon ish-presidentin Pahor në lobimin për të marrë pozitën emisarit special në dialogun që udhëhiqet nga BE-ja.
“Siç mësohet jozyrtarisht, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropës, të udhëhequr nga ish-bashkëpartiakja e tij Tanja Fajon, Pahor po përgatitet të përparojë në pozicionin e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që aktualisht mbahet nga diplomati sllovak Miroslav Lajçak”.
Sipas kësaj gazeta Ministria e Punëve të Jashtme ka vlerësuar se Pahor është një kandidat i përshtatshëm për të zënë një pozicion të rëndësishëm dhe prestigjioz në Ballkanin Perëndimor, i cili konsiderohet si zonë strategjike e Sllovenisë, ndaj vendosën që rrjeti diplomatik slloven të ndihmonte ish-presidentin e republikë në kandidaturën e tij.
“Vlerësimet jozyrtare janë se Pahor është kandidat i përshtatshëm që i plotëson kushtet për plotësimin e pozitës”, shkruan gazeta.
Duhet theksuar se për pozicionin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Pahor duhet të paraqesë një kërkesë personale – sipas informacioneve të gazetës, ai ende nuk e ka bërë këtë – në Shërbimin Evropian për Politikë të Jashtme, i cili udhëhiqet socialistin spanjoll Josep Borrell. Mandati i dytë dyvjeçar si emisar në dialogun Kosovë-Serbia skadon në fund të gushtit të këtij viti.