Borxhi publik i Britanisë arrin nivelin më të lartë të 58 viteve të fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas të dhënave të Zyrës për Statistika Kombëtare (ONS), në muajin dhjetor të vitit 2020 borxhi mujor publik i vendit përveç bankave publike ishte 34.1 miliardë sterlinë

Borxhi publik i përgjithshëm i Britanisë së Madhe është rritur në 2 trilionë e 131 miliardë sterlinë.

Sipas të dhënave të Zyrës për Statistika Kombëtare (ONS), në muajin dhjetor të vitit 2020 borxhi mujor publik i vendit përveç bankave publike ishte 34.1 miliardë sterlinë.

Në periudhën e njëjtë të vitit paraprak borxhi mujor publik i Britanisë ishte 28.2 miliardë sterlinë.

Sipas të dhënave të fundit, borxhi publik neto i Britanisë përveç bankave publike për periudhën nga prilli i vitit 2020, kur filloi periudha tatimore, e deri në dhjetor është rritur në 333.5 miliardë sterlinë.

Ndërkohë borxhi i përgjithshëm i vendit u rrit në 99,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) duke arritur në 2 trilionë e 131 miliardë sterlinë.

Shifra në fjalë nëse krahasohet me përqindjen e borxhit publik me PBB-n është niveli më i lartë që nga viti 1962.

Rregullimet e buxhetit në Britani që u ndikuan nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) pritet të njoftohen më 3 mars.

Share This Article