Boshnjakët përshkojnë rrugën e viktimave të Srebrenicës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me mijëra boshnjakë janë nisur të enjten për t’i ripërshkuar hapat e fundit të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës më 1995, gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë.

Më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë janë vranë në masakrën më të rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi forcat serbe të Bosnjës e morën nën kontroll qytetin.

Shumë prej atyre ishin përpjekur që të iknin, nën vapën e madhe dhe pa ushqim e ujë, porse ishin zënë në pritë përgjatë shtigjeve malore të qytetit. Ata ose u qëlluan në vend, ose u dërguan në vendet e ekzekutimit, dhe më pas u varrosën në varreza masive.

Që nga viti 2004, përpara përvjetorit të masakrës me mijëra qytetarë nga Bosnja dhe shumë të huaj mblidhen për ta ripërshkuar rrugëtimin e tyre të fundit dhe për të mbërritur në Srebrenicë në kohën e ceremonisë vjetore të përkujtimit, më 11 korrik. Të mbijetuarit e masakrës shpeshherë i bashkohen marshimit.

Deri më tani, eshtrat e më shumë se 6 mijë e 600 viktimave të të zhvarrosurve nga varrezat masive janë identifikuar. Në përvjetorin e sivjetmë mbetjet mortore të edhe 19 viktimave të porsaidentifikuara do të varrosen në qendrën përkujtimore në Srebrenicë.

Share This Article