Bosi i ‘Formula 1’ bëhet baba në moshën 89-vjeçare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bernie Ecclestone, ish-bosi i Formula 1, është bërë baba për herë të katërt në moshën 89-vjeçare.

Bashkëshortja e tij Fabiana Flosi 44 vjeç solli në jetë anëtarin më të ri të familjes, djalin Ace. “The Sun” raporton se lindja zgjati vetëm 25 minuta. Çifti po qëndron në shtëpinë e tyre në Zvicër. I sapolinduri Ace është djali i parë i miliarderit.89 vjeç ( më saktë në tetor do të mbush 90 vjeç) ai thyen rekord duke lënë pas përsa i përket moshës së bëri baba Charlie Chaplin i cili fëminë e tij të fundit e kishte në moshën 73 vjeçare, Mick Jagger gjithashtu 73 vjeç dhe Pablo Picasso në moshën 68 vjeçare. Ndërsa sot Ecclestone jeton në Brazil ku pesë vjet më parë ai bleu një plantacion kafeje dhe jeton në vilën e fermës së tij. E përsa i përket të kaluarës së tij Ecclestone 22 vjeç u martua me Ivy Bamford me të ciliën ka një vajzë Deborah e cila tani është 65 vjeç.

Nga gruaja e tij e parë ai divorcohet pa zhurmë. Më pas 1984 ai martua me modelen Slavica Radic me të cilën ka dy vajza që më pas do të bëhen protagoniste të thashethemeve ndërkombëtare, Tamara dhe Petra. Dhe këtë herë divorci është pak më i komplikuar për pasuritë e përfshira dhe sepse Slavica ishte bashkëpronare e një numri ndërmarrjesh.

Share This Article