Bota e arteve marciale në zi! Vritet me thikë në zemër kampioni botëror i MMA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bota e arteve marciale të përziera është tronditur nga vdekja tragjike e kampionit botëror të MMA-së, vetëm 15 vjeç, Mukhamedali Sanduloev, i cili humbi jetën pas një sulmi me thikë në Taxhikistan.

Sipas një deklarate zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Arteve Marciale të Përziera (IMMAF), ngjarja e rëndë ndodhi në një internet-kafe në qytetin Kulob, ku sportisti i mitur u përfshi në një sherr me bashkëmoshatarë të tij.

Gjatë përleshjes, njëri prej personave të përfshirë dyshohet se e ka goditur Sanduloevin me thikë në gjoks, duke i shkaktuar plagë fatale. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, 15-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve të rënda.

Në të njëjtin incident janë plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë transportuar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar i MMA-së ka shprehur dhimbje dhe tronditje për humbjen e një talenti të ri, i cili konsiderohej një nga premtimet më të mëdha të këtij sporti.

Share This Article