Bota në ankth për shëndetin e Pele

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E gjithë bota e futbollit është në ankth për shëndetin e Pele. Legjenda e futbollit brazilian është i shtruar në spitalin “Albert Ajnshtajn” Sao Paulos prej 29 Nëntorit për shkak se kimioterapia për tumorin në zorrën e trashë nuk po funksiononte.

Së fundi familjarëve rreth tij i është bashkuar dhe i biri Edinho. Ata kanë publikuar foto, duke shprehur besim se ai do të bëhet mirë. Sipas asaj që kanë thënë mjekët disa ditë më parë Pele ka probleme në funksionimin e veshkave, shqetësimeve kardiake.

82-vjeçari ka patur edhe një infeksion respirator. Pele është një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Me Brazilin u shpall 3 herë kampion i Botës pa harruar trofe të tjerë me klube dhe vlerësime individuale.

Share This Article