Bota në këmbë për Turqinë, Zelensky dhe Putin ofrojnë ndihmë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E gjithë bota është ngritur në këmbë për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin dhe që deri në këto momente ka shkaktuar mbi 600 viktima.

Bashkimi Europian shprehu angazhimin për të ofruar ndihmë përmes përfaqësuesit të lartë Josep Borrell i cili shkruan se tashmë është aktivizuar mekanizmi për mbrojtjen civile, i cili do të dërgojë qindra ekipe kërkim-shpëtimi.

Ndonëse tashmë prej një viti në luftë, presidentët Zelensky dhe Putin iu shprehën ngushëllimet familjeve të viktimave dhe shprehën gatishmërinë për të dërguar të gjitha mjetet e nevojshme.

“Jemi pranë popullit turk në këto momente të vështira. Gati të ofrojmë asistencën e nevojshme për kalimin e kësaj fatkeqësie”, shkruan Zelensky.

Ndërkohë, që edhe lideri i Kremlinit premtoi ndihmë për Ankaranë zyrtare për përballimin e kësaj situate të vështirë.

Share This Article