“Bota nuk do luftë mes nesh”, Blinken takon liderin kinez: Nuk mbështesim Tajvanin e pavarur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara dhe Kina pajtohen të punojnë për përmirësimin e marrëdhënieve të komplikuara. Është ky rezultati i arritur nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në vizitën e parë të një zyrtari të lartë të Uashingtonit në Pekin.

Kur dukej se qëndrimi dyditor do të përfundonte pa shtrënguar duart me liderin Xi Jinping, presidenti kinez mundësoi takimin me Blinken në Sallën e Madhe të Popullit në sheshin Tiananmen.

“Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin pavarësinë e Tajvanit, por shqetësohet për aksionet provokuese të Kinës”, i ka thënë sekretari amerikan i shtetit presidentit të Kinës, duke konfirmuar se Uashingtoni mbështet politikën e një Kine të vetme.

Xi Jinping ka nënvizuar gjatë bisedës se “bota nuk dëshiron një luftë mes dy superfuqive globale”. Gjithashtu lideri kinez ka konfirmuar se nuk do të furnizojë Rusinë me armë.

Share This Article