Bota pret përgjigje për avionin e rrëzuar nga Irani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komuniteti ndërkombëtar pret përgjigje për Boeing-un e goditur gabimisht nga Irani, theksoi sot kreu i diplomacisë kanadeze pas një takimi të vendeve të prekura, të cilët i kërkuan Teheranit të dëmshpërblejë familjet e viktimave dhe të gjykojë përgjegjësit.

“Familjet kërkojnë përgjigje, komuniteti ndërkombëtar kërkon përgjigje. Bota pret përgjigje dhe ne nuk do t’i braktisim përpjekjet tona deri sa të kemi përgjigje”, deklaroi ministri kanadez i Punëve të Jashtme, François-Philippe Champagne.

“Ky nuk është momenti për të akuzuar, por është momenti për të marrë përgjigje”, nënvizoi ai.

Ai u shpreh pas një takimi në Londër me homologët e Britanisë së Madhe, Ukrainës, Suedisë dhe Afganistanit, shtetasit e të cilëve kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të Boeing 737 të kompanisë ukrainase “Ukraine International Airlines” më 8 janar.

Në një komunikatë të publikuar në përfundim të takimit, pesë vendet i kërkojnë Iranit të mbajë përgjegjësi të plotë për katastrofën, duke përfshirë këtu dhe dëmshpërblimin./ATSH/

Share This Article