“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Botërori 2026” do të jetë një sukses i garantuar të paktën sa i përket atmosferës në stadiume. Për eventin e vitit që vjen stadiumet në Meksikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada duket se nuk do të vuajnë për publik pasi në rrjet janë regjistruar plot 1.5 milionë persona vetëm në 24 orët e para kur FIFA hapi aplikimet.

Sipas FIFA-s sesioni i parë i shitjes ka qenë një sukses i vërtetë edhe pse tifozët kanë aplikuar për bileta në stadiumet, të cilët ende nuk dihet se cilat kombëtar do të presin.

FIFA ka bërë me dije se personat, të cilët kanë aplikuar, i përkasin vendeve organizatore. Sipas FIFA-s më shumë kërkesa kanë ardhur nga shtetas të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, Meksika, Kanadaja Argjentina, Kolumbia, Brazili, Anglia, Spanja, Portugalia dhe Gjermania.

Share This Article