Botërori i atletikës, Gega kualifikohet për finalen e 3000 metrave me pengesa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Luiza Gega kualifikohet në finalen e 3000 metrave me pengesa në Botërorin e Atletikës. Sportistja shqiptare doli e treta në baterinë 2 të kualifikueseve, duke shënuar kohën 9:14.91 dhe duke kaluar automatikisht në finalen e madhe.

Gara e Gegës, sipas Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, ka qenë e shkëlqyer, duke qenë gjithmonë në tre vendet e para në baterinë e saj. Atletja jonë dha kohën e gjashtë mes 45 sportisteve të tjera, që morën pjesë në kualifikueset e Botërorit.

Gega do të provojë të marrë një medalje në Botërorin e Oregonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që finalja e madhe e 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet më 20 korrik ora 19:30 me atë lokale dhe orën 4:30 e 21 korrik me atë të shqiptare.

Share This Article