• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Botohet në Sarajevë libri me poezi i Agim Vincës “Engjëjt pëshpëritin në mëngjes”

Botohet në Sarajevë libri me poezi i Agim Vincës “Engjëjt pëshpëritin në mëngjes”

by albnews
26 October, 2019
in Kosova
0
7
VIEWS

Këto ditë, në Sarajevë, në botim të shtëpisë botuese “Perfecta”, doli libri me poezi i poetit Agim Vinca me titull “Engjëjt pëshpëritin në mëngjes”.

Recensent i librit është shkrimtari i njohur nga Mali i Zi, Mirash Martinoviqi, kurse redaktore profesoresha e Universitetit të Sarajevës dhe studiuesja e njohur, Hasnija Muratagiq-Tuna.

Poezitë në gjuhën boshnjake janë përkthyer nga përkthyesi tashmë i njohur Smajl Smaka (disa nga vetë autori). Libri përmban gjithsej 65 poezi, shënimet për autorin, si dhe një poezi të poetit të Husein Tahmishçiq kushtuar Agim Vincës.

Në parathënien e librit, të shkruar nga Mirash Martinoviqi, ndër të tjera, thuhet se Agim Vinca është poet i dorës së parë, epitet që u përket vetëm të rrallëve – atyre në poezinë e të cilëve artikulohet koha, historia dhe metafizika: Ajo që poetët e mëdhenj, ashtu si alkimistët, e shndërrojnë në përjetësi.

“Vinca është një alkimist i tillë, që përditshmërinë e shndërron në poezi të madhe. Kjo është poezi autentike, autoktone, e lidhur me truallin dhe jetën. E gjallë, si rrënjët që e thithin fuqinë nga toka. Vinca i prek telat e harfës së quajtur jetë dhe atë tingull e shndërron në fjalë, duke i dhënë kuptim çdo gjëje që prek”, thuhet më tej në parathënie.

Martinoviqi ka shkruar gjithashtu se poezia e Vincës është eliptike, e pjekur deri në thelb, e ngjeshur deri në klithmë, deri në dhimbje, deri tek ai vrushkull drite që ndriçon honet e thella.

“Poezia e Agim Vincës, veçanërisht ajo e shkruar në kohën e luftës dhe të torturës, sikur nuk është shkruar në letër, por në lëkurë, me gjak, me lëngun më të shtrenjtë në pergamenën më të shtrenjtë, që i jep asaj forcë e qëndrueshmëri, vulë që nuk fshihet dot”, thuhet në parathënie.

Për Martinoviqin, botimi i këtij libri e nderon letërsinë boshnjake dhe ngre një hark-urë, që lidh si ylber popujt që jetojnë në Bosnjë dhe në Kosovë.

“Duke kaluar nëpër ferrin e luftës dhe të vuajtjeve, kjo poezi, sikurse edhe Bosnja dhe Kosova, arrin majat më të larta morale – metafora të ngritura në qiellin e njerëzisë. Evropa dhe bota do ta njohin një ditë madhështinë e poezisë shqipe, në vetë majën e së cilës është Agim Vinca dhe poezia e tij”, ka thënë ndër të tjera Martinoviqi.

Ndërsa redaktorja e librit, profesoresha Muratagiq-Tuna, shkruan se “në jetën e tij, sidomos në kohën e mynxyrës së madhe, Agim Vinca nuk heshti si qyqar, por ngriti zërin dhe luftoi përmes armës së tij të vetme, këngës, ashtu siç bën tani me poezitë të cilat na i ofron”.

“Ato në asnjë çast nuk të lënë gjakftohtë, sepse ky poet me poezitë e tij na tërheq ngadalë në greminën e tmerreve të përjetuara për çdo ditë në vendin e tij ose edhe më larg, dëshmitarë të të cilave kemi qenë edhe ne vetë. Përmbledhja e Agim Vincës është plotësisht origjinale dhe arrin të nxisë përjetim të njëmendët artistik. Tematikisht ajo është e llojllojshme, përplot të dhëna për jetën dhe reflektime të këtij autori për kohën dhe hapësirën në të cilën jeton”, ka thënë Muratagiq – Tuna.

Ajo ka thënë se temat më të shpeshta janë ato të aktualitetit, e vokacionin e tij poetik e ndërton mbi tema të ndryshme.

“Poeti Vinca lundron përmes qenies dhe kohës së tij, prandaj një numër i madh i poezive mund të kuptohet si dokument dhe ilustrim i një kohe të rëndë për popullin shqiptar. Çfarëdo që prek, e përpunon dhe i jep formën e perlave të vërteta artistike dhe ua dhuron lexuesve. Prandaj, këtë poezi e karakterizon shpeshherë prania e fabulës. Lënda e ashpër motivore vishet me shprehje lirike. Kjo është poezi e përvojës, e pleksur me një sensibilitet specifik. I pajisur me dhuntinë e energjisë shpirtërore, mendimore dhe ndenjore, Vinca e shndërron çastin në përjetësi. Ai është një dukuri e veçantë në poezi përgjithësisht, poet me njohje fascinuese të rrethanave dhe të njerëzve me të cilët jeton”, ka thënë ajo.

Sipas saj, në mënyrë të shkëlqyeshme, në formë imazhesh impresive, Vinca ndërton diskursin e vet poetik.

“Këto poezi pashmangshëm e angazhojnë lexuesin në planin emocional dhe intelektual. Mendimi i tij është i thellë dhe universal. Secila poezi e tij është njësoj e bukur dhe e papërsëritshme. Në to fjalët kanë domethënie më të madhe se ç’është ajo që shenjojnë. Agim Vinca është shumë emotiv, lirik dhe refleksiv. Ka krijuar poezi me potencial të madh asociativ. Prej tyre rrezatojnë kuptime dhe domethënie të shumta. Në to derdhen vrushkuj fjalësh, figurash, sendesh. Prandaj, mund të interpretohen pakufishëm në mënyra të ndryshme”, thotë redaktorja Muratagiq – Tuna, teksa shton se fjala e këtij poeti duhet të dëgjohet larg, sepse ajo sjell porosi dhe mesazhe të fuqishme.

“Kjo poezi fisnikëron dhe u jep përgjigje pyetjeve të mëdha të përditshmërisë. Ajo ndihmon që të kuptojmë saktësisht se cilit soj njerëzor i takojmë. Poeti Agim Vinca bën thirrje për vetëdijesim dhe zhdehje, për dinjitet dhe njerëzillëk”, ka thënë ajo.

Previous Post

City mbetet pa Rodrin e Zinchenkon

Next Post

Lekaj: Autostrada e Dukagjinit do të ndodhë, pavarësisht ndryshimeve në Qeveri

albnews

albnews

Related Posts

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten
Kosova

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë
Kosova

Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

13 May, 2025
Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj
Kosova

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj

12 May, 2025
Next Post
Lekaj u dha monopol Devollëve edhe në shtypjen e numrave identifikues të veturave

Lekaj: Autostrada e Dukagjinit do të ndodhë, pavarësisht ndryshimeve në Qeveri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

14 May, 2025
PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

14 May, 2025
Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

14 May, 2025
Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4699 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2392 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM