BP do të investojë 1 miliard funta në infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike në Britani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Investimi prej 1 miliard funta (1.32 miliardë dollarë) nga kompania British Petroleum (BP) do të rrisë flotën e saj elektrike dhe pikat e karikimit të shpejtë në Britani të Madhe, njoftoi sot kompania, transmeton Anadolu Agency (AA).

BP do të investojë në infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike (EV) të vendit për një periudhë 10-vjeçare.

Financimi do të përdoret për të ofruar karikues më të shpejtë dhe ultra të shpejtë në lokacione kyçe, për të zgjeruar produktet dhe shërbimet e flotës dhe për të lançuar produkte dhe shërbime të reja dixhitale të karikimit shtëpiak për të përmirësuar shërbimet e klientëve, theksoi kompania.

Për më tepër, investimi në industrinë e karikimit do të krijojë qindra vende të reja pune në vend.

“Investimet do të ndihmojnë në përmbushjen e kërkesës me rritje të shpejtë të Britanisë për karikimin e automjeteve elektrike dhe do të mbështesë tranzicionin e vendit drejt transportit me karbon të ulët për konsumatorët dhe automjetet”, tha BP.

Me investimin e ri, BP do të trefishojë afërsisht numrin e pikave publike të karikimit në rrjetin e saj në Britani.

Kompania planifikon të përshpejtojë hapjen e pikave të karikimit ultra të shpejtë, të cilat do të jenë në gjendje t’u ofrojnë drejtuesve të automjeteve elektrike deri në 100 milje distancë në rreth 10 minuta karikim.

Share This Article