BQE rrit me 0,5% normën e interesit, shkak inflacioni e zhvlerësimi i euros

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të parë pas 11 vitesh, Banka Qendrore Europiane (BQE) rriti me 0,5% normën bazë të interesit.

Arsyet kryesore që detyruan institucionin që harton politikën monetare të bllokut lidhen me rritjen e inflacionit që arriti në 8,6% në qershor, zhvlerësimin e monedhës së përbashkët ndaj dollarit. Rritja e kostove të huamarrjes e kriza politike në Itali gjithashtu patën ndikim në vendimin e këshillit Drejtues.

Pas vendimit, Presidentja Christine La Garde dha më tepër detaje mbi vendimmarjjen e vonuar të Bankës Qendore Europiane: “Ne presim që inflacioni, edhe pse pa dëshirën tonë, të vijojë të mbetet i lartë edhe për disa kohë. Për shkak të presioneve të vazhdueshme si pasojë e kuotimit të energjisë dhe ushqimeve nga trysnia që tubacionet e gazit kanë mbi zinxhirin e çmimeve. Ne gjykuam se ky hap do të rikthejë balancat.

Rritja e normës bazë të interesit rriti me 0,6 pikë përqindje vlerën e euros ndaj dollarit. Gjithashtu, kostot e borxhit pësuan një rënie të lehtë, ndërsa inflacioni pritet që të rikthehet në nivelin 2% në afatmesëm”.

Banka Qendrore Europiane ka njoftuar ndërkohë se normat e interesit do të pësojnë rritje të tjera në vijim, duke ndërmarrë kështu hapa të ngjashëm me Rezervat Federale Amerikane.

Share This Article