BQE: Të përshpejtohet plani i rimëkëmbjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Banka Qendrore Europiane shprehu sot shqetësimin për ngadalësinë me të cilën vendet po përparojnë në lidhje me fondin e rimëkëmbjes.

“Megjithëse krerët europianë kanë vendosur të sigurojnë paketën më të madhe të mbështetjes të financuar ndonjëherë nga buxheti i BE-së, përkatësisht Fondi i Rimëkëmbjes, përparimi në zbatim është i ngadaltë dhe sfidues”, vuri në dukje BQE.

“Plani “Gjenerata e Ardhshme i BE-së” duhet të bëhet operacional pa vonesë”, shtoi institucioni europian.

BQE i nxiti vendet anëtare të përshpejtojnë procesin e ratifikimit dhe të përfundojnë menjëherë planet vetjake të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë.

Sipas saj, fondet e rimëkëmbjes duhet të përdoren për shpenzime publike produktive dhe të shoqëruara nga politika strukturore në favor të produktivitetit, sepse e gjithë kjo do të lejojë që programi i Gjeneratës së Ardhshme të BE-së të kontribuojë në një rimëkëmbje më të shpejtë, më të fortë dhe më homogjene, duke rritur qëndrueshmërinë ekonomike dhe potencialin e vendeve anëtare.

Share This Article